Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka vendosur që nesër të mbajë konventë. Në këtë event, Partia Demokratike Shqiptare pritet të propozojë kandidatët për deputet.
“Kishim mbledhje të Kryesisë Qendrore në të cilën diskutuam konventën e partisë e cila do të zhvillohet nesër. Në debatin të cilin e zhvilluam në kuadër të kryesisë, në të cilin morën pjesë edhe krerët e degëve të partive u vendos që konventa të mbahet në Tetovë”, deklaroi zëdhënësi i PDSH-së, Driton Ibrahimi.(koha.mk)