Anketa e fundit e realizuar nga ana e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) edhe njëherë ka nxjerrë Lëvizjen BESA partinë që ka rritje të vazhdueshme të rejtingut.
Në pyetjen e IRI – it se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet parlamentare, BESA ka rritje të konsiderueshme.
BESA është rritur jashtëzakonisht nga viti 2018, kur ishte në 1 për qind , ndërsa tash ka rejting prej 4 për qind.
Në anketën e fundit partitë politike shqiptare si Aleanca dhe BESA kanë ngritje , ndërsa Alternativa e Afrim Gashit nuk është fare në anketë, ndërsa PDSH-ja e Menduh Thaçit vazhdon të jetë me 1 përqind .