Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson para një jave mendon se popullsia do të mund ta kalonte sëmundjen e koronavirusit, edhe pse disa njerëz do të humbnin të dashurin e tyre. Madje, ai idetë i kishte të qarta, infektim, që më pas do të sillte imunitet te popullsia.
Por ditën e djeshme ai vendosi që ta mbyllte vendin në karantinë, dhe u kërkoi britanikëve që të mos shkonin në bare, restorante, vente sportive, ndërsa të moshuarit të mbylleshin në shtëpi.
Kjo sepse ekspertët bënë një studim, ku ia bënë të qartë se nëse nuk i merrte këto masa, gjasat ishin të mëdha që numri i viktimave nga pandemia do të shkonte në 250 mijë vetëm në ishull dhe masat mund të zgjasin deri 18 muaj.
Në Britani janë infektuar me koronavirus 1543 persona dhe kanë humbur jetën 55 vetë.