Numri i rasteve me koronavirus në Izrael arriti në 9 006, ndërsa numri i viktimave në 60.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi nëpërmjet një deklarate me shkrim vdekjen e tre personave të tjerë të diagnostikuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, numri i viktimave nga koronavirusi në vend është rritur në 60.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se janë regjistruar 102 raste të reja.
Numri i pacientëve në gjendje të rëndë është 153, ndërsa 585 të tjerë janë shëruar.