Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka vendosur të vetizolohet në shtëpinë e saj, për disa ditë, pasi një person që punonte në rezidencën e saj ka pasur kontakte të afërta me një të infektuar me koronavirus.
Zyra e shtypit të kryeministres konfirmon se Marin i është nënshtruar një testi për Covid-19, dhe se nuk ka shfaqur simptoma.
Pak kohë më parë 34-vjeçarja Marin tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi u bë kryeministrja më e re në të gjithë botën.