Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Hoxhë Zekerija Bajrami ngre padi kundër Tv ALSAT

Hoxhë Zekerija Bajrami ngre padi kundër Tv ALSAT

Një lajm i tv alsat-m publikuar më 28.05.2020 është bërë mollë sherri mes imamit të xhamisë Sulltan Murati në Shkup Dr. Zekerija Bajrami dhe televizionit në fjalë.

Siç pretendon imami lajmi që është publikuar pa dijeninë e tij është një shpifje, dhe ka kërkuar nga drejtuesit e televizionit që të prononcohen që lajmi është shpifje mirëpo Televizioni alsat përveç që ka larguar lajmin nga portali ata nuk kanë dalë me deklaratë për të demantuar lajmin dhe njëherit të kërkojnë falje publike imamit të xhamisë Sulltan Murati Dr. Zekerija Bajrami.

Pas këtij veprimi të televizionit Hoxha Dr. Zekerija Bajrami ju është drejtuar organeve të drejtësisë për shkelje të etikës gazetareske – keqinformin dhe shpifje.

Imami këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë i Dr. Zekirja Bajrami:

Në një lajm televiziv, më datë 28.05.2020 gazetari ka thënë:
Imami i xhamisë “Sulltan Murat” në Shkup, thotë se prej 10 vitesh nuk i kanë dhënë pagë vetëm se e ka kundërshtuar “Reisin Sulejman Rexhepin”.
Duke pasur parasysh që gazetari në fjalë, pa ndonjë prononcim timin me shkrim ose video, dhe pa konsultim paraprak me mua, e pregatit dhe e transmeton këtë lajm, i cili lajm është jashtë kontestit.
Pasiqë konsiderova që gazetari i “Alsat-M” ka bërë shkelje të etikës gazetareske, i’u drejtova për korigjim të gabimit (demant), por as ai,e as përgjegjësit e televizionit në fjalë nuk e panë të arsyeshme të meren me këtë shkelje të etikës gazetareske dhe shkelje të së drejtës time si qytetar dhe imam i xhamisë “Sulltan Murat” në Shkup.
Kështu që të drejtën time lidhur me këtë ofendim dhe shkelje qytetare do ta kërkoj në istitucionet përkatëse juridike në vend.
Ndërsa, që të mos mbetem i keqkuptuar nga ana e qytetarëve dhe besimtarëve musliman, unë nëpërmejt rrjeteve sociale po ju drejtohem me këtë demant:

Unë Dr. Zekerija Bajrami, në asnjë rast nuk kam deklaruar që nuk kam marrë pagë nga Reisi, pasiqë kjo, jo vetëm që nuk është e vërtetë,por edhe është e paqëndrueshme sipas rregullores dhe statutit të Bashkësisë Fetare Islame, ngase të gjithë imamët kemi marrëveshje pune me Muftininë e BFI-së, Organ përgjegjës për punën e imamëve, e jo me Rijasetin apo Reisin.
Raporti im dhe kundërshtimet ideologjike dhe fetare (e jo paga ime) me tashmë ish Reis ul Ulemanë, kanë qenë dhe janë të njohura dhe publike për besimtarët.
Me selame dhe nderime.
Dr. Zekerija Bajrami, imam i xhamisë “Sultan Murat” në Shkup.

https://youtu.be/OGePmmmanlY