Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka pasur kontakte me person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se si pasojë e kontaktit tashmë është në vetizolim. Ganiu kërkon nga banorët e Çairit që të trajtojnë me më shumë seriozitet gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Gjej mundësinë përmes kësaj forme të komunikimit me ju, të ju informoj dhe të ndaj me ju shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohet situata me virusin korona. Njëkohësisht dua të ju bëj me dije se këtyre ditëve kam pasur kontakt me person i cili ka rezultuar POZITIV ndaj testimit për COVID-19, prandaj që nga ky moment do të qëndroj në VETËIZOLIM dhe do të veproj sipas protokoleve të insitucioneve përkatëse shëndetësore.
Të dashur qyetetarë, edhe njëherë gjej rastin të ju bëj APEL për kujdes, përmbajtje ndaj masave të parapara dhe trajtim me seriozitet të kësaj tematike dhe sfide sepse gjendja nuk duket aspak e mirë dhe gjithmonë mund të përshkallëzohet për më keq!