Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se pasi zv/kryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri dhe familja e tij e ngushtë rezultuan pozitiv me koronavirus një numër i madh i funksionarëve të kësaj partie janë në vetizolim. Zaev konfirmoi se edhe drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe se për momentin po priten rezultatet nga testi i kryeministrit teknik Oliver Spasovski.
“Tashmë siç e dini zv/kreytari i LSDM-së, Muhamed Zekiri bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij janë pozitiv me koronavirus. Pozitiv është edhe drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska e cila është pjesë e komitetit ekzekutiv në parti. Në vetizolim janë personat që kanë pasur kontakte me ata, siç janë: nënkryetari Mançevski Damian, Milla Carovska, Marian Zabrçanec, Sllavjanka Petrovska të cilët do të testohen.Kryeministri Spasovski e di se sot ka realizuar në mëngjes testin. Çfarë të vendosin institucionet shëndetësore, ato vendime do të respektohen dhe rezultati do të publikohet”, tha mes tjerash Zaev.