Simge Sagin është një nga këngëtaret më të njohura në Turqi që ka rezultuar me origjinë shqiptare. Nëna e këngëtares është nga Shqipëria ndërsa babai është turk.
Së fundmi ajo postoi në story një foto ku shihet se nëna e saj kishte gatuar byrekun e famshëm shqiptar. Ajo u shpreh se është privilegj të jesh shqiptar.
“Të jesh shqiptar është privilegj. I lumshin duart nënës sime”-shkruajti këngëtarja.Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave shqiptar të këngëtares mirëpo është fshirë nga ana e saj.