Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski nuk do të caktojë seancë për rishikimin e afateve zgjedhore. Ai tha se seancë do të caktojë pas kreu i Kuvendit, Talat Xhaferri të shpallë datë të re për zgjedhje. Sipas Derkovskit pasi ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme, në vend vlejnë dispozitat pozitive ligjore.
Sipas Kodit Zgjedhor, neni 12 kryetari i Kuvendit cakton zgjedhje me vendim. Deri më sot në KSHZ nuk morëm vendim me datë të re për zgjedhje dhe për këto arsye edhe sot nuk caktuam seancë. Nuk mund të punojmë pa datë. Do të thotë afate të reja nuk mundet të planifikohen dhe miratohen pa datë për zgjedhje. Prej sot gjendja në shtet është normale dhe vlejnë dekretet ligjore pozitive dhe Kushtetuta e shtetit. Sipas kësaj kur do të marrim datë menjëherë do të caktojë seancë”-tha Oliver Derkovski, KSHZ.
Por ndryshe mendojnë anëtarët e tjerë të KSHZ-së. Boris Kondarko nga LSDM-ja vlerëson se nga sot rrjedhin afatet për zgjedhjet e 5 korrikut. Ai së bashku me 3 kolegë të tjerë dorëzuan nismë me shkrim për thirrjen e seancës.
Deri në këtë moment, as kryetari dhe as nënkryetari i KSHZ-së nuk u paraqitën dhe presim nga ata të vijnë dhe të na tregojnë se çfarë planifikojnë të bëjnë më tej. Është përgjegjësi dhe vendim i tyre. Atë që ne e kemi në dispozicion me rregullore e bëmë. Me shkrim zyrtarisht u drejtuam deri tek ata që të mbajmë seancë dhe të vazhdojnë veprimtaritë ditore dhe të rrjedhin afatet prej sot me miratimin e afateve të rishikuara në seancë publike.”-theksoi Boris Kondarko, LSDM.
Nismës së anëtarëve të KSHZ-së, Derkovski tha se do ti përgjigjet të hënën. Në KSHZ sot nuk ishte prezente as nënkryetarja e komisionit nga radhët e BDI-së Ditmire Shehu.