Koalcioni ASH dhe Alternativa me moton “Tash është koha” nëpërmjert një konference për media shpalosi kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillojnë gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.
Nga ky koalicion njoftuan se do të mbulojnë të gjitha vendbanimet e banuara kryesisht me shqiptarë. Në këtë drejtim koalicioni ASh-Alternativa ka planifikuar të mbajë 7 tubime modeste, në 7 qytete të ndryshme, si dhe takime nëpër vendbanime më të vogla.
Konventën promovuese siç njoftoi në emër të koalicionit shefi i shtabit të ASh-së Arben Taravari,ky koalicion e nis nga sheshi “Iliria” në Tetovë. Ata u zotuan se të gjitha aktivitetet zgjedhore do t’i zbatojnë në përputhje me rekomandimet e protokolleve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve duke ruajtur kështu distancën fizike mes njerëzve.
“Këtë fushatën në një farë mënyre ne e nisim të diskriminuar, kur e them të diskriminuar e keni parasyshë gjëjën e parë që është se në komisionet zgjedhore edhe pse ne jemi dy parti dhe sbashku kemi gjashtë deputet në parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe nuk na jepet që të kemi antarë të komisioneve zgjedhore. Faktikisht neve na kanë vendosur në nji grup me partitë që janë jashtparlamentare. E keni parasyshë se sipas të gjitha sondazheve se në këto zgjedhje parlamentare pritet që të ndodh ndryshimi i gjatëpritur te shqiptarët praktikisht favorit në këto zgjedhje hyn koalicioni Alternativa dhe Aleanca”, u shpreh Arben Taravari nga koalicioni ASh-Alternativa.
Taravari prezentoi edhe pikat kryesore të programit “Shtet për të gjithë” me të cilin futet në këto zgjedhje ky koalicion. Ai tha se bëhet fjalë për program konkret, bazuar në kërkesat e qytetarëve dhe i përpiluar nga ekspertët.
Gjatë përgatitjes të programit “Shtet për të gjithë “ dhe konsultimit me qytetarët teksa u kanë arritur mbi 2 mijë propozime të ndryshme pikërisht nga qytetarët tha Taravari. Ai beson se ky program i bazuar në gjashtë shtylla kryesore mund të realizohet brenda katër viteve.
“Oferta jonë është e bazuar në gjashtë shtylla kryesore, shtylla e parë e programit shtet për të gjithë është barazi e plotë, këtu e nënkuptojmë barazinë ndërmjet të gjitha etnive që jetojnë në Maqedoni, shtylla e dytë është shteti i së drejtës, atë që e themi vite me radhë se gjykatat dhe drejtësia në Maqedoni nuk funksionon ashtu siç duhet, shtylla e tretë është shteti që kultivon dhe ruan kapitalin njerzorë, shtylla e katërt është zhvillimi i barabartë ekonomik dhe territorial, këtu jemi bazuar në faktet se shumica e rajoneve shqiptare janë shum më pak të zhvilluara në krahasim me rajonet ku jetojnë etnia maqedonase dhe shtylla e gjashtë apo e fundit është shteti zhvillimorë i gjelbërt dhe i digjitalizuar”, theksoi Taravari.
Programi sipas koalicionit ASh-Alternativa ka për synim zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Sipas tyre vendet e reja të punës dhe ngritja e standardit jetësorë janë akti më i lartë patriotik në këtë moment.
Nga ky koalicion premtuan se do të zhvillojnë një fushatë të qetë korrekte dhe se ofendimet, sharjet etiketimet dhe akuzat nuk do të jenë pjesë e retorikës në garën zgjedhore.