Një 45 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme (26 qershor) pasi në shtëpinë e tij u gjetën 52 kg kokainë.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të një operacioni Blitz të karabinierëve Brescias të cilët bastisën shtëpinë e tij në Manzzano.
Brenda në banesë gjetën sasinë e kokainës e cila ishte paketuar dhe ishte gati për shitje.
Sipas medieve italiane, vlera e kokainës në treg kapte shifrën e 14 milionë eurove.
Hetimi do të vijojë edhe pas arrestimit të 45 vjeçarit pasi dyshohet për një rrjet të gjerë të tregtimit të lëndëve narkotike.