Ballina Aktualitet As portalet e Artan Grubit dhe as makineria marksist-leniniste e BDI-së nuk...

As portalet e Artan Grubit dhe as makineria marksist-leniniste e BDI-së nuk mund ta ndalin rrugëtimin politik që do sjellë ndryshimin

Nga Adnan Azizi

As portalet e Artan Grubit as maqineria marksist-leniniste e BDI-së nuk mund të na i ndalin rrugëtimin politik që do sjellë ndryshimin dhe do dërgojë BDI-në në opozitë ndërsa kriminelët dhe të korruptuarit në burg.
Portalet e BDI-së në mungesë të ofertës bëjnë FAKE NEWS, po tek e fundit ashtu ashtu FAKE janë edhe ata.
TUNG E KENI!
15 Korriku do jetë festë për shqiptarët dhe pikëllim për shpifësit e BDI-së.

Të nderuar qytetarë,
Çdo qeveri dhe perandori nga dita kur vjen në pushtet fillon të mendojë për ditën kur nuk do të jetë më në pushtet se si do të mbahet mend.

Shpesh herë sovraniteti është manevruar përmes aseteve të ndryshme shtetërore, i portretizuar edhe si viktimë në cilësinë e çlirimtarëve vetëm e vetëm për të realizuar qëllimet e tyre.
Sëmundja në fillim të saj është vështirë që të detektohet por shumë më lehtë për tu shëruar. Kur sëmundja lehtë detektohet atëherë shumë vështirë shërohet. Sëmundja tash më dihet, ajo e ka emrin BDI.

Të reflektojmë pak nga e kaluara, nga 2002-2020, BDI ka qenë e përfaqësuar nga 86 deputetë. 86 deputetë në 6 cikle zgjedhore, e kur ne sot i pyesim qytetarët e nderuar sa deputetë i mbani mend që i kanë përfaqësuar interesat tuaja në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë? A i mbani mend më shumë se 10 deputetë nga këto 86? A i mbani mend Ministrat dhe zëvendës ministrat, sekretarët shtetëror dhe drejtorët e drejtorive? Nëse nuk i mbani mend për asgjë, i mbani mend vetëm për skandalet e tyre. BDI-së nuk i duhet edhe një mandat plus për të thënë se do të ndryshojë mirëqenia sociale, BDI-së edhe një mandat plus i duhet për të ruajtur kriminelët e saj dhe për të avancuar pjesën e klikës së saj.

Kjo BDI do të mbahet mend për Rastin e Sopotit, Monstrës e Kumanovës, dhe shumë rasteve të tjera që kanë ndikuar direkt në poshtërsimin dhe nënçmimin e qytetarëve.

Kjo BDI do të mbahet mend për nepotizimin e lartë dhe zhdukjen e meritokracisë.

Kjo BDI do të mbahet mend për uljen e standardit të të qënurit deputet.

Kjo BDI ka ndikuar në nënçmimin e motrave shqiptare që as në kohërat më të vëshira nuk janë nënçmuar në këtë mënyrë.

Kjo BDI do të mbahet mend që për t’i ruajtur interesat e individëve shpesh herë i ka shitur edhe interesat kombëtare, duke e devalvuar procesin gjyqësor deri sa të mos kemi edhe asnjë të dënuar. Vjedhësit e zgjedhjeve dhe blerësit e votave shpesh herë i ka shpërblyer edhe me pozitën e deputetit. Politizimi i universiteteve, enciklopedia famëkeqe dhe ngatërrimi i përmendoreve sërbe dhe maqedonase duke menduar se janë shqiptare.

BDI do të mbahet mend se në kohën e saj ka ndodhur edhe vrasja e Komandant Kushtrimit, dhe do të mbahet mend se në qeverisjen e tyre kanë ndodhur shumë vrasje.

Prandaj të nderuar shokë dhe shoqe, kur e keqja është larg, njerëzit ndoshta nuk e nuhasin, e keqja na ka ardhur në qytetet tona, lagjet tona, besa ka hyrë edhe brenda shtëpive tona që domethënë se e kemi patjetër ta ndalojmë të keqen duke i ndëshkuar në ditën e zgjedhjeve.

15 korriku është dita kur të gjithë së bashku do të ndëshkojmë të keqen, dhe së bashku do të zëvendësojmë të keqën në të mirë.

#Mundemi
#Rretho3️3️⃣