Policia greke ka shkatërruar një organizatë të tregtimit të heroinës në zonën e Kretës dhe ishujve të Egjeut.
Sipas policisë greke, gjatë një aksioni të zhvilluar në portin e Pireut, u sekuestruan gati 12 kg heroinë e pastër dhe u vunë në pranga nje shtetase greke 47 vjeç dhe një shtetas shqiptar 25 vjeç.
Prej hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me 6 persona të tjerë, të gjithë shtetas shqiptarë (3 nga këta ndodhen në burg), shpërndanin lëndën narkotike në zonat turistike të ushullit të Rodos dhe atë të Kretës.
Përfitimet e organizatës llogariten në qindra mijëra euro dhe shpërndaheshin sipas roleve dhe aktivitetit të secilit prej anëtarëve të saj.
Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Pireut e cila i la në burg pa afat.