Fadil Zendeli nga koalicioni LSDM-BESA, Halili Snopçe nga koalicioni AAA-ASH, Fatmire Isaku nga PDSH dhe Arta Bilalli Zendeli nga BDI sonte në debatin e radhës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.
Fadili Zendeli nga Lëvizja Besa thekson se ajo çka e karakterizon këtë cikël zgjedhor është se gjendemi në kohë pandemie. Partitë politike dhe kandidatët për deputetë duhet t’i shpalosin vizionet e tyre për qeverisjen e ardhshme.
Ajo çka e karakterizon Lëvizjen Besa, sipas Zendelit është, se Besa është subjekt parlamentar dhe është treguar parti konsistente dhe gjithashtu është dëshmuar se Besa është ndikues në ndryshimet kushtetuese, anëtarësimi në NATO, ndryshimi i emrit, marrëveshja me Bullgarinë.