Mbi 4 milionë banorë të Barcelonës janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve me koronavirus.
Numri i vde*kjeve të pacientëve me Covid-10 në Spanjë ka arritur në 28.400, një prej më të lartëve në Evropë, ndërsa ditët e fundit më shumë se 150 vatra të reja janë zbuluar.
Më herët qeveria ka këshilluar qytetarët që të shmangin grumbullimet me mbi 10 veta, si masë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Vendimi u mor pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 1, 111 raste të reja në Katalunja.
Zëdhënësja e qeverisë rajonale, Meritxell Budó, i rekomandoi banorëve të mos shkojnë në shtëpitë e tyre të pushimit dhe të shmangin plazhet publike. Gjithashtu, ajo tha se do të kufizohet numri klientëve në bare dhe restorante.