MADRID, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria katalanase urdhëroi sot mbylljen e diskotekave dhe bareve të natës së këtij rajoni në verilindje të Spanjës për t’i bërë ballë rritjes së rasteve me koronavirusin e ri.
Mbrojtja civile rajonale ndaloi gjithashtu sallat e koncerteve që disponojnë një pistë vallëzimi dhe vendosi një shtetrrethim në mesnatë për ambjentet e lojërave, kazonove, bareve dhe restoranteve.
Masa, efektive nga nesër dhe për dy javë u vendos ndërkohë që vendi regjistroi 280 raste të reja me COVID-19 në 24 orë, tre herë më shumë se dy javë më parë.
Pothuajse gjysma e rasteve të reja u regjistruan në Katalonjë, ku autoritetet kërkuan një javë më parë për katër milionë banorët e kryeqytetit rajonal të kufizohen.
Një muaj pas heqjes së masave strikte kufizuese, Spanja ka regjsitruar një rritje të numrit të kontaminimeve me COVID-19, që ka shkaktuar tashmë 28 432 të vdekur dhe ka infektuar më shumë se 272 000 persona.
Kryeministri francez, Jean Castex rekomandoi sot për francezët që “të shmangin” vajtjet në Katalonjë.