Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.156 vdekje, në Meksikë 737 dhe në Indi 757, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 55.891 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.343.366 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 85.238.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 463.218 raste dhe 21.206 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.592.281.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Meksikë, numri i vde*kjeve rritet në 42.646
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 737 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 42.646. Ndërkaq, me 7.573 raste të reja, është rritur në 378.285 numri i të infektuarve me COVID-19.
Deri më tani, në vend janë shëruar 242.692 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Indi, mbi 1,33 milionë raste
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 48.916 raste të reja, duke e rritur në 1.336.861 numrin e rasteve, ndërsa me 757 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 31.358 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 849.432.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.