Në faqen zyrtare të kryetarit të Komunës së Zhelinës është publikuar një postim ku flitet për një defekt në ujësjellësin e fshatit Zhelinë dhe stigmatizon personat që kanë përhapur paniknajë në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Lajm i keq për shpifësit: Pas disa orësh intervenime, arritëm të riparojmë problemin teknik të ujit të pijshëm për Zhelinën.
Vetëm pse për pak orë mungesë të ujit të pijshëm nuk don të thotë se duhet të krahasohemi me situatat e caktuara në komunat e tjera.
Komunën e Zhelinës është larg, shumë larg parashikimeve e dëshirave dashakeqe tuaja.
E dijmë se ju gëzoheni në fatkeqësinë e tjerëve, e sidomos problemeve nga situatat e krijuara në komunat tjera në rrethinë, por ky krahasim nuk vlen për Komunën e Zhelinës pasi që jemi e vetmja komunë në rajon që kemi sistem të ujësjellësit dhe rezervuarit për ujë të pijshëm të cilin e realizum me Bankën Evropiane për Zhvillim përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në vitin 2019.
Jemi komuna e vetme rurale në rajon që kemi të ndërtuar këtë sistem të ujësjellësit por ky edhe pse është lajm i gëzuar për qytetarët, fatkeqësisht për ju është lajm i hidhur. Ju që gëzoheni në fatkeqësinë e tjerëve e që çdo situatë e krijuar mundoheni të përfitoni me çdo kusht ju njoftojmë se uji i pijshëm në Zhelinë tashmë është riparuar (lëshuar).