Ballina Aktualitet Shtrenjtohet rryma për 7.4%, Komisioni Rregullator vendosi të mos shfuqizohet tarifa e...

Shtrenjtohet rryma për 7.4%, Komisioni Rregullator vendosi të mos shfuqizohet tarifa e lirë (VIDEO)

Faturat e qytetarëve për energji elektrike për muajin e ardhshëm do të jenë më të larta për 7.4%.Njeriu i parë i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski, siguron se kjo nuk do të ndikojë dukshëm mbi buxhetin e konsumatorëve. Me kërkesat e kompanive energjetike, rryma duhej të shtrenjtësohej për rreth 22%, por Komisioni nuk ka pranuar një gjë të tillë. Është hedhur poshtë edhe kërkesa për shfuqizim të rrymës së lirë.

“Unë e di se me këtë vendim ndikojmë mbi konsumatorët, edhe atë për një konsumim mesatar, respektivisht për një faturë prej 1.500 denarë rritja do të jetë rreth 100 denarë. Në periudhën në vijim, Komisioni Rregullator për Energjetikë, duke e pasur parasysh situatën me pandeminë, vendosi të mos shfuqizohet tarifa e lirë”, tha Marko Bislimovski, nga Komisioni Rregullator.

Si një nga arsyet për rritjen e çmimit në kohë pandemie me Kovid-19 është ajo se ka pasur konsumim të ulët të energjisë elektrike, për shkak se kompanitë nuk punuan. Njëra prej mënyrave për tejkalim të gjendjes së këtillë është ulja e TVSH-së, tha Bislimovski.

“Njëra prej mënyrave që të tejkalohet kjo situatë me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike është rritja e subvencioneve për kategoritë në rrezik ose mund të bëhen analiza shtesë në lidhje me TVSH-në siç ndodhi vitin e kaluar me TVSH-në e ngrohjes qendrore çmimi i së cilës u ul nga 18 në 5%”, u shpreh Marko Bislimovski nga Komisioni Rregullator.

Përndryshe, nga ESM-ja kanë paraqitur humbje në nivel vjetor prej 17 milionë eurove, ndërsa MEPSO ka paraqitur humbje prej 11 milionë eurove, për shkak të eksportit të ulur si rezultat i jofunksionimit të kapaciteteve të mëdha industriale në vend dhe në vendet e huaja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews