Real Madrid u eliminua nga Manchester City në Champions League dhe po mendon për sezonin e ardhshëm. Lojtarët kanë nisur pushimet, ndërsa drejtuesit po merren me merkaton dhe rinovimet.
Objektivi i parë është arritja e një akordi me Sergio Ramos. Qendërmbrojtësit i përfundon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe bisedimet për zgjatjen e bashkëpunimit janë në rrugën e duhur.
“Los Blancos” kanë një rregull strikt dhe lojtarëve me moshë mbi 30 vjeç i ofrojnë rinovime me vetëm një vit dhe aspak më shumë.
Për kapitenin mund të bëhet një përjashtim dhe AS raporton se presidenti Perez do t’i ofrojë 34-vjeçarit një kontratë deri në vitin 2023. /abcnews.al