Bayern Munich fiton trofeun e saj të gjashtë të Champions League, pas një ndeshje plot emocione kundër francezëve të Paris Saint Germain, ku bavarezët triumfojnë me rezultatin 1-0.
Goli i fitores erdhi në pjesën e dytë falë një aksioni të bukur të finalizuar nga francezi Koman.
Një ndeshje spektakolare ku i vetmi element i trishtueshëm është mungesa e një koreografie të denjë për një ndeshje të këtij niveli.
Ndeshja në 45 minutat e para paraqet raste të shumta nga të dy palët, ku shpejtësia e Neymar dhe Mbappe jo gjithmonë bashkohet me qartësinë dhe nuhatjen e golit, ndërkohë që gjermanët janë gjithmonë të rrezikshëm, si në rastin e shtyllës së goditur nga Lewandoski.
Ndërkohë që portieri Neuer ka qenë protagonist me disa pritje fantastike mbi Neymar, bavarezët, të cilëve i doli Jerome Boateng për dëmtim, protestojnë për një faull në minutën e fundit ndaj sulmuesit Koman, që arbitri italian Orsato nuk gjykoi të denjë për penallti.
Pjesa e dytë fillon me aksione të njëpasnjëshme të gjermanëve, që mund të godasin disa herë, por arrijnë objektivin vetëm me një goditje me kokë të francezit Koman, ish- i PSG.