Rajoni i Venetos në Itali është god**itur nga një stuhi e frik*shme, që ka shkak*tuar dë*me të mëdha sidomos në provincën e Veronas, Vicenza e Padova.
Moti i keq ka prekur rajonin prej pasdites së djeshme, ku zona më e god*itur është Verona, me përmbytje të rrugëve, makina që notojnë në ujë dhe pemë të rrëzuara në tokë.
Zona të ndryshme të qytetit janë dëm*tuar, duke nisur nga qendra historike deri në Veronetta, një zonë që është go*ditur vazhdimisht nga stuhitë edhe javët e fundit.
Stuhia është shoqëruar dhe me breshër kokërr madh, që ka mbuluar rrugët me një mantel të bardhë, ndërsa rrugë të tjera uji ka kaluar mbi një metër e gjysmë.
Zjarrifikësit raportojnë për mbi 500 pemë të rrëzuara. “Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe kjo mund të jetë një mrekulli”, thonë zjarrfikësit.
VIDEO:
https://youtu.be/lazK9MWMyCU
https://youtu.be/ARhbmZ6Fr4o
https://youtu.be/n64FW8Rkz2c
FOTO:
https://youtu.be/9rcOHg7Xvqw