141 të infektuar të rinj dhe 6 viktima janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Që prej fillimit të pandemisë në mars, 498 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa në total numri i të infek*tuarve ka arritur në 12 981.
Në total në Kosovë ka ende 3 398 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.
385 prej tyre janë të shtruar në spitale, ku 14 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 25 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 324 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Deri më tani 9 085 pacientë me Covid janë shëruar.
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e rekomanduara, pasi numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur kulmin dhe pothuaj në gjithë spitalet rajonale në Kosovë, si dhe në spitalin Infektiv nuk ka më vende të lira.