Erërat e forta të tajfunit Maysak shkaktuan çlirimin nga litarët të molit lundrues rus Vostochny Verf, në portin e lindjes së largët Vladivostok.
Pas çlirimit ai shihej që lundronte pa kriter duke u përplasur me anijet dhe nëndetëset e flotës ruse të Paqësorit.
https://www.youtube.com/watch?v=d6bir80XN7c
Tajfuni Maysak po kalon prej disa ditësh përmes Japonisë dhe gadishullit korean ku akumuloi shpejtësi erërash prej 100 milje në orë.
Pamjet tregojnë se në kohën e incidentit moli lundrues nuk kishte mjete të tjera në vete por gjithsesi masa e tij gjigande mund të jetë shkatërrimtare në përplasjet me anijet.
https://youtu.be/L6OavlEPsZk