Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta tani është në gjendje të mirë shëndetësore, por është në izolim shtëpiak. Në izolim kanë shkuar edhe dy fëmijë që kanë qenë nënë përkujdesen e edukatores ndërsa deri më tani gjendja e tyre është stabile dhe nuk kanë simptoma.
“Rastin të cilën e kemi në çerdhe për infektim të një edukatore , bëhet fjale për testim që ka ndodhur javën e kaluar dhe me organet që I kemi pasur me organet kompetente dhe nga dita e premte ka rezultuar se është pozitiv dhe menjëherë është vepruar në bazë të protokolleve dhe në bazë të algoritmit, grup ku ajo është përgjegjësie përbehet prej dy fëmijëve menjëherë prindërit e fëmijëve kanë qenë të njoftuar ato janë në izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë të infektuar”, deklaroi Amet Qazimi nga Sektori për Arsim.