Ballina Argëtim Showbiz “Kishte diçka që më mungonte”, Beatrix Ramosaj emocionon me fjalët për të...

“Kishte diçka që më mungonte”, Beatrix Ramosaj emocionon me fjalët për të atin e ndjerë

Beatrix Ramosaj dhe familja e saj prej vitesh ndjejnë mungesën e figurës kryesore në shtëpi. Tetori është një muaj që i kujton një ngjarje të trishtë këngëtares, pasi i ati i saj u nda nga jeta, për të cilin nuk lë rast pa folur.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar se brenda pak ditësh bëhen 10 vite kur i ati i saj ndërroi jetë dhe dhimbja për të vijon të mbetet e njëjtë. Përmes një postimi në Instastory, teksa ka ndarë disa foto të tij, shkruan se ndihej se diçka i mungonte dhe arsyeja për këtë është se po bëhet një dekadë që kur ai u largua nga kjo jetë.

“Po shikoja kalendarin këtë mëngjes dhe po më bënte të ndihesha shumë e trishtuar… nuk mund ta gjeja arsyen pse ndihesha ashtu. Thjesht e dija që kishte diçka që më mungonte. Po përpiqesha shumë fort ta kujtoja. Në 9 tetor bëhen 10 vite nga dita kur babai im u nda nga jeta. Tani kjo është gjithçka që mendoj. Më mungon shumë”, ka shkruar Ramosaj. xh.d/abcnews.al