Një shqiptare e moshës 19 vjeçe është zhdu*kur prej një jave në zonën e Koropit në rajonin e Atikas në Greqi.
Artemis Vasilis është rapo*rtuar e zhd*ukur nga autoritetet greke pasi familjarët kërkuan ndihmë në po*lici, raporton abcnews.al.
Vaj*za ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.
Rapo*rtohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.
Siç raportojnë mediat greke, e reja shqiptare kishte patur një lid*hje me një 24 vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord.
Nuk dihet nëse zhd*ukja e saj ka lidhje me këtë gjë, megjithatë familjarët ia kanë vënë në dispozicion këtë fakt pol*icisë.