Ekspertë nga Universiteti i Karolinës së Veriut, kanë zbuluar se 85% e të infektuarve në të gjithë botën, kanë një mutacion të koronavirusit. Studimi ka zbuluar se mutacioni i tanishëm i quajtur D614G është shumë më infektiv, por më pak vdekjeprurës.
Modifikimi genetik i Covid-19 e ka bërë atë më infektues dhe më të mirë në përhapje, por jo më vdekjeprurës.
D614G është larg llojit të zakonshëm të koronavirusit që preku njerëzit kur u shfaq për herë të parë në shkurt.
Udhëtimet ndërkombëtare kanë lejuar që ky variant i ri të përhapet në të gjithë kontinentin evropian, në Amerikë, Oqeani dhe Azi brenda disa javësh.
Në fillimi të muajit Mars u panë rastet e para të D614G dhe ky mutacion specifik, atëkohë përbënte rreth një të katërtën e të gjitha rasteve të infektuara. Deri në Maj më shumë se 70% e rasteve ishin me këtë version dhe tani mendohet të jetë në 85% të të infektuarve.
Shkencëtarët janë në përpjekje për të përcaktuar arsyen që lloji D614G, është shfaqur si forma kryesore e SARS-CoV-2, virusit që ka shkaktuar Covid-19.