Mbrëmë (16 nëntor), rreth orës 22 e 25 minuta, në Zhelinë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë arr*estuar personat me inicialet A.D. (20), N.D. (49), N.D. (47) dhe A.D. (22), të gjithë nga ky fshat, të cilët gjysmë ore më herët kishin penguar pjesëtarët e uniformave blu të kontrollonin një objekt hotelierk, në pronësi të personit A.D. (20), i cili ka qenë i hapur dhe punonte. Ata u sollën në mënyrë agr*esive, dhe dy prej tyre gjithashtu kanë sul*muar fizi*kisht efektivët e policisë.
Të katër personat nga Zhelina janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatiten parashtresat adekuate për “mosveprimin në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”, “parandalimin e një zyrtari gjatë kryerjes e detyrave zyrtare” dhe “sul*mim ndaj një zyrtari apo një person që kryen detyrën në fushën e sigu*risë ”.