Ballina Aktualitet Pesë tetovarë para togave të zeza për … 14 vjedhje nëpër dyqane

Pesë tetovarë para togave të zeza për … 14 vjedhje nëpër dyqane

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka zbardhur 12 “vjedhje të rënda” dhe dy “vjedhje të rënda në tentativë” dhe dje (16 nëntor) ka ngritur padi pen*ale në Proku*rorinë Themelore Publike-Tetovë, kundër: B.Q. (28), SH.I. (28), Xh.G. (49) dhe M.K. (35), të katërt nga Tetova dhe O.M. (28) nga Xhepçishti i Tetovës.

B.Q, Sh.I. dhe O.M. dyshohet se janë autorë të vjedhjeve, kurse M.K. dhe Xh.K. dyshohen për vepër pe*nale “fshehje”.

B.Q, О.М. dhe Sh.I., në periudhën prej datës 7 tetor deri më 28 tetor të këtij viti, me përdorimin e for*cës nëpër dyqane koloniale në Tetovë, duke thy*er bravat dhe drytë në dyert e dyqaneve dhe pasi kanë kontrolluar komplet hapësirat kanë vjedhur sende dhe para, kurse dy personat me inicialet  M.K. dhe Xh.K. nga ana tjetër, kanë blerë prej tyre produktet e vjedhura. Dëmi i përgjithshëm material i shkaktuar nga personat e deno*ncuar me veprat e kryera pen*ale vlerësohet në 74.600 denarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews