Ballina Kronika Aksident i rëndë trafiku në Shkup, e përfshirë edhe një autoambulancë (VIDEO)

Aksident i rëndë trafiku në Shkup, e përfshirë edhe një autoambulancë (VIDEO)

Sonte në kryqëzimin e Bulevardit “Aradhat Partizane” dhe rrugës “8 Shtatori” ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Aksidenti u shkaktua kur një automjet u përp*las në autoambulancën e Ndihmës së Shpejtë, e cila po lëvizte në bulevardin Aradhat Partizane, sipas të gjitha gjasave drejt Kozles, transmeton Tetova News.

Autoambulanca u go*dit nga një automjet që lëvizte me shpejtësi të madhe në Bulevardin “Aradhat Partizane”, në drejtim të Qendrës. Menjëherë arritën edhe dy autoambulanca për t`i transportuar të dëmtuarit.
Nuk ka të dhëna më të detajuara për ngjarjen.
Shikoni videon:

@tn.lajmelokale
@tetovanews