H. Hfz. Shaqir ef. Fetai zgjidhet Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame. Ky është vendimi i marrë në një proces zgjedhor nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame – BFI, të mbajtur sot në selinë e Bashkësisë në Kondovë.
Anëtarët e Rijasetit të BFI-së votuan mes dy kandidatëve, edhe atë myftiu i Gostivarit dhe u.d. kryetarin aktual, Shaqir Fetahu dhe myftiun e Tetovës Qani Nesimi. Për Fetaun votuan 18 ndërsa për kundërkandidatin 3 anëtarë të Rijasetit.
Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.
Zgjedhja e Reisit të ri erdhi pasi shkarkimit të Sulejman Rexhepit nga Riaseti i BFI-së më 27 Maj të këtij viti.