Dje (19 nëntor), rreth orës 19 e 15 minuta, efektivët e policisë të SPB-Tetovë, e kanë vënë pas hekurave personin N.U. (48) nga Sedllarca e Poshtme e Tetovës, i cili më herët kishte kryer vjedhje të produkteve në një dyqan të një qendreje tregtare në Tetovë. Produktet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar në automjetin e tij dhe pak më vonë ato iu kthyen pronarit, i cili raportoi vjedhjen e rrobave në dyqanin e tij të njëjtën ditë rreth orës 17 e 15 minuta, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.
Personi N.U. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar, kshtu që do të pasoj edhe parashtresë adekuate.