“Këta fermerë deri më tani pa asnjë përkrahje janë përballur me çdo situatë dhe me çdo krizë. Elmedinit dhe Sametit u sugjerova se nuk duhet të mendojnë ta lënë veprimtarinë e tyre, por përkundrazi ta rrisin atë, ndërsa u garantova përkrahjen e plotë të MBPEU-së.
Vizitë e paparalajmëruar në fermat në Gurgurnicë dhe Tenovë (Komuna e Bërvenicës)”, shkruan Arjanit Hoxha, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Sekretar Gjeneral i Lëvizjes Besa.