Kallëzim penal është ngritur kundër pronarit të një objekti hotelierik i cili ka punuar pas orës 23, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për kufizim të orarit të punës.
Ministria e Brendshme njoftoi sot se është ngritur kall*ëzim pe*nal kundër Sh.A. (48) nga Reçica e Tetovës për shkak të dysh*imit se ai ka kryer veprën pen*ale “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.
Pjesëtarët e uniformave blu gjatë kontrollit në objekt, mbrëmë rreth 30 minuta pasmesnate, gjetën shtatë mysafirë në objekt të cilët ishin shërbyer me pije.
Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë gjithashtu u informuan për situatën e konstatuar.