Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njoftoi të enjten se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë vde*kur dhe janë regjistruar 775 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 1.903 mostrave. IKSHPK po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 553 pacientë, duke çuar në total 22. 690 numrin e të shëruarve.
Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19. Prej tyre 963 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375.