Muzikantët e muzikës “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe muzikës pas orës 22:00, janë lënë pa një rrugëzgjidhje.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kantautori i njohur, Elton Deda ka rrëfyer vështirësitë që has ai në ushtrimin e profesionit në këtë përiudhë pandemie.
“Vjen një moment që në këto kushte, nuk kemi ç’të bëjmë më. Është një pandemi botërore, një situatë shumë e keqe në të gjithë botën dhe ne duhet të përshtatemi me këtë gjë.
Nuk do përshtatemi duke u rialokuar, por me disa platforma, të cilat fatkeqësisht do fillojnë ta zvogëlojnë pak publikun. Derisa kjo flamë të marrë fund, ne do përfundojmë që njerëzit të na ndjekin përmes real-time, ne duke luajtur në një studio. Do sajohen gjëra”-tha këngëtari.
Por për një njeri që jeton me artin, si është në këto momente pandemie kur nuk mund të ushtrojë profesionin e tij.
“Në këto momente… është një asfiksi dhe sinjali i mençur .. mendoj që në këto kushte jam treguar i mençur, kam kursyer disa para dhe thjeshtë jam duke tretur dhjamin tim|shtoi Elton Deda.