Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, edhe një herë ka hedhur poshtë zërat për përçarje brenda subjektit të tij mes nënkryetarit Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, shkruan gazeta LAJM.
“Janë mirë të gjithë nuk ka grupe. Në Çair ishim të gjithë bashkë, edhe këtu në festë poashtu jemi bashkë të gjithë. Asgjë të keqe nuk ka në këtë drejtim”, tha Ahmeti. Ai foli edhe për paralajmërimet se opozita do të inicojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë në Kuvend. “Kjo është detyrë e përhershme e opozitës të kërkojë mocion ndaj qeverisë. Le të urdhërojnë ta bëjnë një gjë të tillë”, u shpreh Ahmeti./ Gazeta LAJM