Banesa e një familjeje shqiptare në Greqi është përfshirë nga flakët, për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar.
Mediat vendase bëjnë me dije se zjarri në banesë ra rreth orës 11:00, për arsye që janë ende të paqarta. Në shtëpi ishin tre fëmijë të moshës 16-6 vjeçare, ndërsa nëna e tyre ishte në Shqipëri, kurse babai në punë.
Për fëmijët ishte duke u kujdesur tezja e tyre, e cila nuk ndodhej në shtëpi në momentin që ra zjarri.
Atë e njoftoi me anë të telefonit mbesa e saj saj 13-vjeçare. Gruaja pësoi djegie të rënda ndërsa përpiqej që të shpëtonte fëmijët. Dy prej tyre arriti që t’i nxirrte jashtë. Por, të njëjtin fat nuk pati 16-vjeçari, i cili kishte dhe probleme me lëvizjen.
Shkaqet e zjarrit që shkaktoi tragjedi në familjen e 16-vjeçarit shqiptar pritet të zbardhen nga hetimi paraprak i kryer nga Departamenti Hetimor i Shërbimit Zjarrfikës.