Mbrëmë, në ora 22:30,49 vjeçari me inicialet D.J. nga Tetova, në SPB të Tetovës ka r a p o r t u a r se, të njëjtën ditë ndërmjet orës 16 dhe 22, autorë të panjohur e kanë vjedhur kamionin e tij të tipit “Fiat” me targa të Tetovës, që kishte qenë i parkuar në rrugën 29 Nëntori në Tetovë, transmeton Tetova News.
Merren masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të çështjes.
Unformat blu të Tetovës para disa ditësh kanë regjistruar edhe dy d e n o n c i m e për vjedhje të automjeteve, kurse njëri nga automjetet u gjet dhe iu kthye pronarit, transmeton Tetova News.
Më datë 2.12.2020, rreth orës 14 e 30 minuta, 52-vjeçarii me inicialet G.A. nga Tetova, ka paraqitur rastin se në rrugën “Bllagoja Toska” i është vjedhur makina e tij e tipit “Opel Omega” me targa të Tetovës.
– Automjeti i tipit “Opel Omega”, rreth orës 7 e 30 të datës 3.12.2020 është gjetur në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të hyrjes për në Sedllarcën e Epërme dhe i është kthyer pronarit, njoftuan nga SPB-Tetovë.
D e n o n c i m i i dytë ishte nga 42-vjeçari me inicialet A.R. nga Sedllarca e Epërme, i cili në SPB- Tetovë ka paraqitur rastin e vjedhjes së automjetit të tipit “Ford Galaxy”, me targa të Tetovës, në pronësi të një personi nga Bogovina.