Mjeku Afrim Tasholli ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 54-vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Humb betejën me koronavirusin në moshën 54 vjeçare mjeku nga Ferizaji.
Ndahet nga jeta Dr. Afrim Tasholli.
Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj. Kontribut të veçantë dha edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësisë “Elena Gjika”.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. /Lajmi.net/