Volumi i flokëve është “çelësi” për një pamje më të bukur. Kush nuk dëshiron të ketë flokë që duken të trashë dhe me volum? Ka gra që kanë flokë të hollë dhe rezultati për flokë voluminozë pothuajse është i pamundur. Megjithatë, ekzistojnë që duhet t’i dini për t’ju dhënë flokëve më shumë “jetë”.
“Çelësi” janë flokët e pastër
Është e rëndësishme të laheni dy deri në tre herë në javë për t’i mbajtur flokët të pastër dhe të hidratuar. Nëse i lani rrallë, flokët do të prodhojnë vajrat natyralë dhe rezultati do të jetë flokë “të rëndë”, që nuk ka volum. Bëni një masazh të buta sa herë i lani flokët me shampo. Do të vini re që flokët e hidratuar do të kenë volumin që keni pritur për kaq gjatë.
Jepni drejtimin e duhur flokëve tuaj
Gabimi që bëni shpesh është: Laheni, thani flokët me një peshqir dhe i krihni nga rrënjët tek maja. Në këtë mënyrë, nuk arrini volumin e dëshiruar. Procedura e saktë pas larjes ësëhtë tharja e flokëve me një bluzë të vjetër për t’i hequr lagështinë e tepërt dhe më pas t’i krihni butësisht nga majat deri në rrënjë. Kështu, automatikisht krijoni volum në pjesën e sipërme të flokëve me një lëvizje të thjeshtë.
Produktet që përdorni luajnë një rol të madh
Është e rëndësishme të përdorni produkte specifike për të patur flokë me volum. Mjafton të përdorni një krem flokësh për volum dhe ta aplikoni atë në rrënjë dhe t’i krihni flokët. Për efekt maksimal, flokët duhet të jenë të tharë plotësisht. Në fakt, kjo është një zgjidhje e mirë për flokët kaçurrelë.
Thani flokët, por Bëni mirë
Për t’ju dhënë flokëve më shumë volum, kjo varet nga lloji i tyre. Nëse keni flokë të hollë, atëherë një temperaturë mesatare është ajo që nevojitet. Nëse keni flokë të trashë, tharësen mund ta vendosni në një temperaturë të lartë, por duhet ta mbani larg flokëve në mënyrë që të mos dëmtohen nga nxehtësia.
Në të dy rastet, është mirë të thani flokët nga majat deri në rrënjë dhe jo anasjelltas. Para se të mbaroni me tharjen, gradojeni në avullin e ftohtë dhe vazhdoni për disa sekonda. Në këtë mënyrë. do të mbani formën dhe vëllimin që iu keni dhënë flokëve për shumë kohë. /abcnews.al