Dy këngëtaret ndër më të njohurat në trevat shqiptare, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi, prej disa vitesh kanë prishur miqësinë e tyre dhe shkaku është bërë një këngë.
“Sa t’kom dasht” kënduar katër vite më parë nga Nora Istrefi duket se ka qenë kompozuar nga Flori Mumajesi për artisten Leonora Jakupi.
Sipas ‘Prive’, ndonëse nuk dihet mënyra se si, Nora Istrefi ka mundur ta marrë për vetë atë krijim, që sot njihet si kënga e saj.
Hatërmbetja nuk është zbehur ende dhe e ftuar në “Shiko kush luan” Jakupi u shpreh se kolegia e saj i detyrohet një ‘më fal’.
“Unë nuk jam person që mbaj inate, sinqerisht, por hë për hë nuk do t’i flisja Nora Istrefit.
Janë arsye goxha të forta. Mendoj se të paktën dikush që është një gjeneratë më e re se unë, duhet të kërkojë falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, – u shpreh Leonora, duke mos zbuluar detaje rreth arsyes së hatërmbetjes.