Një karrierë politike në horizont dhe një libër për t’iu përgjigjur kritikave dhe për të thënë të vërtetën e saj.
Ivanka Trump, vajza-këshilltare e presidentit në largim, Donald Trump, nuk e përjashton mundësinë e librit të saj të tretë sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimeve, ajo u kontaktua për të shkruar një vëllim mbi përvojat e saj gjatë katër viteve të fundit.
“Ajo mbajti shumë shënime gjatë kësaj periudhe. Dhe ajo dëshiron të tregojë të vërtetën për shumë çështje si dhe t’u përgjigjet kritikave që i janë bërë”, thonë disa burime për ”New York Post”, transmeton BW.
“Ajo dëshiron të thotë fjalën e saj për shumë gjëra, përfshirë marrëdhënien me Melanian, me të cilën nuk kishte një marrëdhënie të mirë”, shtojnë të njëjtat burime.