Ka v d e k u r profesori i njohur i ekonomisë, Nuri Bashota, ka njoftuar familja e tij.
Profesori Bashota, u lind më 8 dhjetor 1933 në Gjakovë. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa në vitin 1960 u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Beogradit.
Ishte ndër themeluesit e Fakultetit Ekonomik, ku punoi për 40 vjet para pensionimit.
Ka qenë edhe dekan i Fakultetit Ekonomik, drejtor i Entit për Kërkime Shoqërore-Ekonomike të Fakultetit Juridik-Ekonomik, kryetar i Lidhjes së Ekonomistëve të Kosovës, nënkryetar i Unionit të Ekonomistëve Shqiptar në Tiranë, nënkryetar i Seksionit Shkencor të Lidhjes së Ekonomistëve të ish-Jugosllavisë, kryetar i Këshillit Botues të revistës “Përparimi”, kryeredaktor i revistës shkencore “Economia”, të revistës shkencore ndërkombëtare “ILIRIA”, të revistës shkencore “Universum Jurnal” etj.
Ishte autor i më shumë se 150 punimeve shkencore e profesionale të publikuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, si dhe i 18 projekteve të aplikuara shkencore dhe 8 teksteve universitare nga lëmi i shkencave ekonomike.
Vitin e kaluar, Prof. Dr. Nuri Bashota u shpall “Nderi i Gjakovës”.
V a rr i m i i të ndjerit bëhet me datë 30.12.2020 e mërkurë në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.