Ballina Aktualitet Kultura 8-vjeçari nga Lezha bën ‘xhiron’ e rrjetit, di mbi 3-mijë vargje të...

8-vjeçari nga Lezha bën ‘xhiron’ e rrjetit, di mbi 3-mijë vargje të Gergj Fishtës (VIDEO)

Nikoll Prendi është 8-vjeçari që ka bërë xhiron e mediave, pasi di mbi 3-mijë vargje të Gjergj Fishtës.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka treguar si i lindi pasioni për leximin dhe që babai e ndihmon gjithmonë kur nuk kupton diçka.

“Kur kam qenë 4-vjeç pash në televizor xhaxhin Agim Doçi që po recitonte një poezi të At Gjergj Fishtës. Mua më pëlqeu shumë dhe kur hyra në klasë të parë që mësova shkronjat, alfabetin dhe I thash babit që të më blejë librat e At Gjergj Fishtës që të gjithë dhe mësova.

Shkoj te biblioteka e Lezhës dhe marr libra për të rritur. Tani po lexoj Çarli Çaplin, e kam parë edhe duke aktruar më pëlqen shumë. Po i lexoj biografinë dhe mi shpjegon babi ato që nuk kuptoj”, tha Nikolla. l.k/abcnews.al