Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar qytetarët e tij se në disa rajone javët në vijim do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese.
Johson thotë se një prej masave mund të jetë vijimi i mbylljes së shkollave, teksa këto masa do të vijnë pasi kurba e rasteve dhe viktimave nuk njeh ulje, por vetëm rritje.
Britania e Madhe ka zbuluar dy variante të reja të COVID-19, dhe i pari rezulton se është shumë më tepër i transmetueshëm. Prej fillimit të dhjetorit Britania e Madhe ka filluar vaksinimin, por duket se varianti i ri është më i shpejtë se autoritetet.