Më 04.01.2021, në ora 15.00, personi me inicialet A.S. (27) nga Tetova ka r a p o r t u a r në SPB Tetovë se kishte qenë i m a sh t r u a r për një shumë prej rreth 28,000 denarësh nga një person i cili është prezantua si S.B. nga një kompani këshilluese nga Kanadaja.
Sipas r a p o r t i t, S.B. më 09.11.2019 e kishte kontaktuar d e n o n c u e s i n A.S në mënyrë elektronike, duke i dërguar një ofertë për qëndrim dhe punë në Kanada, për të cilën A.B. duhej të paguante një shumë të caktuar parash në mënyrë elektronike, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, si dhe numrin e k a r t ë s së k r e d i t i t nga e cila ata do të tërhiqnin shumën e kërkuar të parave, si dhe të njëjtët do të plotësonin kërkesën dhe për një periudhë deri në gjashtë muaj do ta njoftonin për aplikimin.
Sipas r a p o r t i t, ai menjëherë është informuar nga b a n k a se 27,850 denarë ishin tërhequr nga ll o g a r i a e tij, dhe pasi kaloi më shumë kohë sesa ishte njoftuar pa marrë asnjë përgjigje, kishte kuptuar se ishte m a sh t r u a r.
Po merren masa për zbardhjen e plotë të çështjes, njofton SPB Tetovë, transmeton Tetova News.