Venat e bllokuara si rezultat i ushqimit të paekuilibruar dhe jo të shëndetshëm mund të sjellin shumë probleme shëndetësore. Megjithatë, ka disa lloje ushqimesh që kanë efekte antioksiduese për trupin duke parandaluar sëmundjet e zemrës si dhe duke pastruar arteriet.
Hudhra: Përmban vitamina A, B1, B2, B, C dhe minerale të ndryshme. Gjithashtu rrit prodhimin e glutathione, një antioksidant i rëndësishëm në trup.
Shega: Aftësia e lartë antioksiduese e shegës rrit prodhimin e oksidit nitrik. Kjo përmirëson qarkullimin e gjakut. Mund të konsumoni lëngun e shegës, ta përdorni si smoothie, ta konsumini si frut apo ta shtoni në sallatë.
Shafrani i Indisë: Përmban ‘kurkumin’, i cili zvogëlon inflamacionin, një nga shkaqet më të mëdha të aterosklerozës. Duhet ta tshtoni këtë agjent anti-inflamator në dietën tuaj për të pastruar venat dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Gjithashtu përmban vitaminë B6, e cila mund të jetë efektive në parandalimin e dëmtimit të enëve të gjakut.
Vaji i ullirit: Përmban vitamina A, C, E, kalcium, fosfor, minerale magnez dhe acid yndyror të pangopur omega-9. Vaji i ullirit, i cili zvogëlon kolesterolin e keq, është shumë efektiv në pastrimin e enëve të gjakut falë vetive anti-inflamatore.
Boronicat: Janë të pasura me antioksidantë si antocianina, të cilat kanë një efekt pozitiv në shëndetin e enëve të gjakut. Rritja e konsumit të boronicave mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Brokoli: Është efektiv në parandalimin e formimit të pllakave në arterie. Gjithashtu është një burim i mirë i vitaminave antioksiduese C dhe E. Në këtë mënyrë, brokoli forcon sistemin tuaj imunitar. xh.d/abcnews.al